Brazili mund Uruguain, në fillimin perfekt të eliminatoreve

Përfaqësuesja e Brazilit mundi Uruguain me 2-0 në transfertë, duke regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në eliminatoret e Amerikës së Jugut, të vlevshme për Botërorin 2022. Është një nismë e mirë e kombëtares së Brazilit, e cila me katër fitoret radhazi ka shënuar fillimin më të mirë të “Selesaos” në 50 vitet e fundit. Për herë të fundit, Brazili ka pasur një ecuri të tillë në vitin 1970, kur në kombëtare ishte edhe legjenda e futbollit, Pele. Ajo gjeneratë, regjistroi 6 fitore radhazi.

Në Montevideo, Artur hapi rezultatin, para se Riçarlidson të mbyll llogaritë pas krosimit të Renan Lodi. Deri në fund, vendasit ashpërsuan lojën dhe Kavani u ndëshkua me karton të kuq. Brazili ka 12 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Uruguai është në vendin e 5-të me 6 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button