Nojer me rekord, në natën poshtërruese

Me paraqitjen në portën në sfidën e humbur ndaj Spanjës, Manuel Nojer u bë portieri i ekipit kombëtar gjerman, me më shumë paraqitje. Ai me 96 paraqitje kalon Sep Majerin, i cili nga viti 1966 në 1979 regjistroi 95 paraqitje në portën e kombëtares së Gjermanisë.

- Advertisment -

Një moment historik arriti në një nga netët më të errëta për portierin, i cili u detyruar që të nxjerr 6 herë topin nga rrjeta, në një mbrëmje që do të hyjnë në histori sidomos për poshtërimin e pësuar kundër Spanjës.

Ndërkohë në  klasifikimin e përgjithshëm, Manuel Nojer barazohet me Berti Fogtsin, në vendin e njëmbëdhjetë, ndërsa në vendin e parë ende qëndron Lotar Mateus me 150 paraqitje.

LEXO EDHE:

Back to top button