Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri më 16 gradë

Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kryesisht në pjesët jugore. Pasdite vranësirat pjesërisht do të ulen. Do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, gjatë ditës vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 13 gradë.

Nesër dhe të premten moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Të shtunën do të ketë depërtim të masës më të ftohtë ajrore, e shoqëruar me erë të përforcuar veriore, që do të shkaktojë rënie të temperaturave dhe reshje të dobëta të borës në male.

LEXO EDHE:

Back to top button