Brazili pa Neymarin përballë Zvicrës së Xhakës e Shaqirit, formacionet e mundshme

Brazili pa Neymarin përballë Zvicrës së Xhakës e Shaqirit, formacionet e mundshme

Si Brazili ashtu edhe Zvicra do të kërkojnë që ta sigurojnë kualifikimin në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës sonte, në një ballafaqim ndërmjet tyre që premton spektakël në stadiumin “974”.

Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë me dy golat e bukur të Richarlison, kurse Zvicra nga ana tjetër triumfoi ndaj Kamerunit me rezultat minimal 1-0, raporton KosovaPress.

Tre lojtarë shumë të rëndësishëm do t’i mungojnë këtij ballafaqimit. Në radhët e brazilianëve do të mungojnë Neymar dhe Danilo, kurse Okafor nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoje Zvicrën në këtë ballafaqim po ashtu.

Para ndeshjes, në konferencë për media, Xherdan Shaqiri deklaroi se Zvicra vjen në këtë përballje me një përvojë shumë të madhe dhe se skuadra tashmë është shumë e përgatitur për t’u ballafaquar me një kundërshtar si Brazili.

Si Shaqiri ashtu edhe Xhaka pritet të luajnë nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Këto janë formacionet e mundshme:

Brazili: Alisson; Militão, Marquinhos, Thiago Silva, Alex Sandro; Paquetà, Casemiro; Raphinha, Rodrygo, Vinícius Júnior; Richarlison.

Zvicra: Sommer; Widmer; Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Sow; Shaqiri, Embolo, Vargas

LEXO EDHE:

Back to top button