28 Nëntori, krerët më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë

28 Nëntori, krerët më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë

Dita e Flamurit bashkoi sot krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.

Më pas ata kryen homazhe.

Delegacioni kosovar ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku dhe u mbajt mbledhje e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe u diskutua për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.

Kjo mbledhje e parë mes dy kuvendeve, u mbajt me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button