Filipe Kutinjo nuk dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit. Braziliani ka kaluar në kohë të vështirë që nga viti 2018, ku arriti për më shumë se 130 milionë euro nga Liverpuli. Koutinjo, rrallë herë që ka impresionuar, derisa edhe ka kaluar një edicion në huazim, duke fituar Ligën e Kampionëve me Bajern Munihun.
Sezonin e fundit, Koutinjo kaloi shumicën e kohës duke u shëruar nga lëndimi seriozë në gju, kurse këtë edicion ka zhvilluar më shumë paraqitje. Koutinjo pritet të këtë mundësinë në “Camp Nou”, njësoi si të gjithë bashkëlojtarët, shkaku i arritjes së Çavi Hernandez.
Sipas “Sport”, Koutinjo nuk do hap negociatat me ndonjë klub në afatin kalimtar dimëror. Braziliani vazhdon të synojë të dëshmojë vetën te blaugranasit dhe nuk është gati të largohet në mesin e sezonit.








