Braziliani Silvinjo, do të ulet në stolin e Shqipërisë

Para pak kohësh, presidenti i FSHF-së, Armando Duka kishte premtuar se trajneri i ri i kombëtares do të vendoset para festës së Vitit të Ri dhe emërimi i ri duket se është një “dhuratë” për tifozat “kuqezi”.

Siç raporton “Supersport” presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka zgjedhur brazilianin Silvinjo si trajnerin e ri të kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe kontrata do të firmoset në ditët në vijim. Ndihmësi i Tite tek Brazili duket se ka qenë me i përshtatshëm për syrin e presidentit Duka, ku në listë me brazilianin ishin edhe Feliks Magat, Reinaldo Rueda, Luixhi Di Biaxhio dhe Masimo Odo.

Një ndër objektivat kryesorë të Silvinjos do të jetë kualifikimi në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani. Pas 10 vitesh, vlen të theksohet se Shqipëria nuk do të ketë më trajner italian, por brazilian dhe do të jetë hera e parë që në krye kemi një trajner nga përtej oqeanit.

Deri më tani, në pankinë e Shqipërisë janë ulur trajner nga Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Hungaria, Kina, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Italia.

LEXO EDHE:

Back to top button