Bregallnica prezanton mesfushorin me eksperiencë

Skuadra e Bregallnicës ka ambicje serioze në elitën e futbollit vendor, ndërsa së fundit zyrtarizoi Muarem Muarem-in si emër I ri në skuadrën nga Shtipi.

Kemi angazhuar një reprezentues të Maqedonisë, në përputhshmëri me ambicjet e klubit. Është e ditur që Bregallnia është një skuadër te re, andaj kishte nevojë për një futbollist, që do të mundësonte zhvillimin e futbollistëve të rinj. Me angazhimin e Muaremi-t, fitohet eksperienca, stabiliteti dhe lidershipi, një gjë që ka munguar në periudhën e kaluar,” tha mes tjerash drejtori sportive Nikolla Tonev.

Muarem Muarem më parë ka veshur fanellën e skuadrave të Skopjes, Rabotniçkit, Teteksit dhe FC Shkupi, ndërsa ka luajtur edha jashtë Maqedonisë për skuadrat e Ordusporit, Eskishehirit, Karabahut, Aktobes dhe Flamurtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button