UEFA: Nojer dhe Kimih, fitues të çmimeve

Manuel Nojer ka fituar çmimin e UEFA-së si ‘portieri më i mirë’ për sezonin 2019/20. Portieri gjerman shkëlqeu me Bajern Munihun, në edicionin që lamë pas në Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar ekipin ta fitonte trofeun e gjashtë në historinë e klubit. Kjo është hera e pestë që Nojer e fiton këtë çmim. Përveç Ligës së Kampionëve, ai fitoi me Bajernin çdo trofe të mundshëm edicionin e kaluar, ku i ka mbetur vetëm edhe Superkupa e Botës në muajin dhjetor.

Kimih , mbrojtësi më i mirë

Ndërkohë çmimi i mbrojtësit më të mirë për sezonin për sezonin 2019/20, I takoi Xhoshua Kimihut , poashtu nga Bajern Munihut. Pas çmimit të fituar, gjermani u shpreh tejet i lumtur me këtë arritje dhe për të, ky ishte çmimi i parë individual në këtë nivel në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button