Nis “online” viti akademik në universitete

Protokollet për mbrojtje nga përhapja e pandemisë nuk zbehën emocionet e studentëve që filluan vitin e parë akademik. Thonë se studimet “online” nuk janë ato që prisnin, andaj shpresojnë në vijim të krijohen kushtet për studim klasik.


“Jam shumë e emocionuar, sepse për mua është fillim i ri. COVID 19 ka lënë gjurmë në përfundimin e shkollës së mesme dhe fillimin e studimeve. Asgjë që kanë bërë gjeneratat e mëparshme, nuk i bëmë ne. Shpresojmë të vazhdojmë me prezencë fizike, meqë mendojmë se nuk do të ketë efekt studimi nga shtëpia, ne nuk i njohim profesorët e as ata neve.”

Dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Kaevski theksoi se brucoshët e sotëm do të kenë rol kyç në evropianizimin e vendit.


“Ju, si gjeneratë, jeni të veçantë: shumica keni lindur në konfliktin e vitit 2001, gjenerata e parë që ka regjistruar klasën e nëntë, shkollarë të mesëm që nuk hytë në maturë shtetërore, jeni gjenerata “brushocë COVID 19”, që i filloni studimet në realitetin e ri përmes studimit online. Këto veçori shpresoj në të ardhmen të ju shërbejnë për të mirë- deklaroi Goran Kaevski, Dekan i Fakultetit Juridik.

Dekani, Ratko Duev tha se Fakultetit Filozofik ka kaluar luftëra, kriza, epidemi, tërmete e përmbytje dhe do ta kalojë edhe Koronavirusin me punë dhe me teknologjitë e reja.


“Nga themelimi i Fakultetit Filozofik në vitin 1920 kaloi një shekull. U themelua pas Luftës së Parë Botërore dhe pasi përfundoi pandemia e Gripit Spanjoll, që iu mori jetën 1 milion njerëzve në gjithë botën. Për gjithë ne është sfidë e madhe t’i përshtatemi kushteve të reja dhe të sigurojmë studim të pandërprerë- pohoi Ratko Duev, Dekan i Fakultetit Filozofik.

Ndryshe, pjesa dërmuese e fakulteteve kanë vendosur ta fillojnë vitin akedemik “online” dhe vetëm një pjesë e vogël me metodën e kombinuar.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button