Breshëri plumbash, dalin pamjet e atentatit ndaj ndihmësit të Presidentit të Ukrainës

Këtë të mërkurë, i është bërë atentat ndihmësit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Serhiy Shefir.

Në drejtim të tij është qëlluar me armë teksa ndodhej duke udhëtuar për në Lisnyki, një fshat pranë Kievit. Nga atentati në fjalë, ka mbetur i plagosur shoferi.

“Sot, rreth orës 10:00, pranë fshatit Lisnyki, makina e ndihmësit të parë të presidentit, Serhiy Shefir, u qëllua me armë”, ka thënë policia në faqen e saj të internetit.

Mësohet se në drejtim të makinës janë lëshuar rreth 10 plumba, ndërsa policia është vendosur në kërkim të autorit/ve të përfshirë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button