Briken Çalja, me dy medalje nga Europiani i peshëngritjes

Briken Çalja vazhdon të mbetet një protagonist në arenën ndërkombëtare për sportin e peshëngritjes, duke bërë që shtanga shqiptare të vijojë të arrijë rezultate e medalje në eventet më të rëndësishme. Peshëngritësi shqiptarw ka arritur të marrë dy medalje në Europianin që po zhvillohet në Moskë, duke treguar se vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer.

 

 

 

Çalja garoi në peshën deri në 73 kg dhe e nisi me një provë të suksesshme 152 kg në stilin e shkëputjes. Por më pas ai gaboi dy provat e radhës me 157 kg, duke mbetur jashtë podiumit, pasi doli i katërti vetëm prej peshës trupore me 100 gram më shumë se bullgari Bozhidov që mori medaljen e bronztë.

Stili i shtytjes nisi keq, me një provë të pasaktë prej 183 kg për Çaljen, por ai realizoi të dytën me 184 kg, për të rreshtuar veten mes pretendentëve kryesorë për medalje. Megjithatë, tentativa e tij e tretë me 188 kg ishte e pasaktë e kështu, ai u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë në këtë stil.

Gjithsesi, pesha 336 kg, i siguroi edhe medaljen e bronztë në dygarësh, duke e mbyllur me një sukses të rëndësishëm këtë aktivitet për peshëngritësin shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button