Brazili regjistron mbi 4 mijë viktima ditore nga Covid-19

Për shkak të koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 4.195 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 86.979 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.100.580 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 336.947 me 4.195 vdekje të reja, që është regjistruar si shifra më e lartë e vdekjeve në një ditë në Brazil që nga fillim i pandemisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.558.784.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia pas SHBA-së.

Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

LEXO EDHE:

Back to top button