18 viktima nga tërmeti i fundit në Japoni
Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 18 viktima, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një shtetas i huaj. Të paktën 62 persona janë plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi rajonin e Kumamotos, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona. Ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej në ditët në vijim. Rajoni i Kumamotos ishte goditur edhe më parë nga një tërmet i fuqishëm në vitin 2016, i cili shkaktoi mbi 50 viktima./Alsat.mk.








