Zelenski do të takohet me Trumpin në SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka mbërritur në SHBA për të zhvilluar bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump. “Axhenda përfshin takime me presidentin Trump, ekipin e tij dhe figura që mund të ndihmojnë në çështjet tona të mbrojtjes. Fokusi kryesor është mbrojtja antibalistike dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA-në. Nevojitet përparim për arritjen e paqes,” ka thënë ai. Takimet në Shtëpinë e Bardhë do të përfshijnë gjithashtu kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, me bisedimet që do të përqendrohen në çështjet e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Sipas raportimeve nga The Hill, të gjithë senatorët amerikanë, gjithsej 100, janë ftuar për një takim të planifikuar me Zelenskin, ndërsa Senati është në proces shqyrtimi të një projektligji që parashikon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button