Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 7.1 ballë goditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë. Një paralajmërim për cunami për një valë me madhësi 1 m u lëshua pas tërmetit. Nuk kishte raportime për parregullsi në centralet e saj bërthamore Sendai dhe Genkai pas tërmetit. Operatori i trenit tha se ka pezulluar shërbimet, përfshirë trenat e shpejtësisë së lartë. Japonia është një nga vendet më të prira ndaj tërmeteve në botë, me një dridhje që ndodh të paktën çdo pesë minuta. E vendosur përgjatë “Unazës së Zjarrit” të vullkaneve dhe llogoreve oqeanike që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit, Japonia përbën rreth 20% të tërmeteve në botë me magnitudë 6.0 ose më shumë./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button