Britani, greva më e madhe njëditëshe në dekadën e fundit

Britani, greva më e madhe njëditëshe në dekadën e fundit

Në Britani të Madhe sot mbahet greva më e madhe në dekadën e fundit, ndërsa rreth gjysmë milionë njerëz marrin pjesë në grevë për shkak të pagave, vendeve të punës dhe kushteve për punë.

Në grevë janë përfshirë anëtarët e shtatë sindikatave, ndërsa nga protesta janë goditur shkollat, universitetet, trenat dhe autobusët.

Mijëra nxënës sot janë mbyllur për shkak të grevës së Sindikatës kombëtare për Arsim (NEU). Nëpunësit shtetëror, shoferët e trenave dhe autobusëve dhe stafi i universitetit gjithashtu ndaluan punën në grevën më të madhe njëditore në dekadën e fundit.

Grevistët janë mbledhur para stacioneve të trenave, shkollave, ministrive dhe universiteteve në të gjithë vendin dhe sindikatat thonë se po marrin mbështetje të fortë nga opinioni.

Më shumë se 100,000 anëtarë të sindikatës së Shërbimeve Publike dhe Komerciale (PCS), duke përfshirë stafin e shërbimeve kufitare në porte dhe aeroporte, janë në grevë.

Ndërkohë, Kongresi i Sindikatave (TUC) është i frustruar nga planet e diskutueshme të qeverisë për një ligj të ri mbi nivelet minimale të shërbimit gjatë grevave.

Peticioni kundër ligjit, i firmosur nga më shumë se 200 mijë qytetarë, do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i TUC, Pol Novak, shfaqi shpresën se protestat dhe grevat e sotme do t’i dërgojnë qeverisë një mesazh të fortë për pakënaqësinë në rritje të punëtorëve.

Grupet që përfaqësojnë prindërit lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të mësuesve grevistë. /MIA

LEXO EDHE:

Back to top button