Britani, këto janë grupet prioritare që do të marrin vaksinën kundër Covid-19

Banorët e shtëpive të kujdesit dhe kujdestarët e tyre do të jenë të parët në radhë që do të vaksinohen kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Në lidhje me: Britania e Madhe javën e ardhshme nis vaksinimin kundër Covid-19

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin pranë qeverisë britanike (JCVI) ka konfirmuar listën me grupet prioritare që pritet të vaksinohen në Britaninë e Madhe me fillim nga java e ardhshme.

Lista është përpiluar pasi sot, Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e vaksinës së kompabisë Pfizer dhe Biontec kundër koronavirusit.

Lista e grupeve prioritare që do të marrin fillimisht vaksinën kundër Covid-19;

1 – Banorët në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe kujdestarët e tyre, respektivisht institucionet geriatrike.

2 – Personat mbi 80 vjeç. Punonjësit shëndetësorë dhe social që janë në linjën e parë në luftë kundër pandemisë.

3 – Personat mbi moshën 75 vjeçe.

4 – Personat mbi moshën 70 vjeçe. Persona me pasqyrë të ndishme klinike.

5 – Personat mbi moshën 60 vjeçe.

6 – Të gjithë individët prej moshës 16 vjeçe deri në moshën 64 vjeçe që bëjnë pjesë në grupin e personave të rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nga sëmundjet tjera serioze.

7 – Personat mbi 60 vjeç.

8 – Personat mbi 55 vjeç.

9 – Personat mbi moshën 50 vjeçare.

Ndryshe, studimet e fundit kanë treguar se vaksina e Pfizer dhe BIontec  është 95% efektive dhe funksionon për të gjitha grupmoshat.

LEXO EDHE:

Back to top button