Zyrtare, Mik Shumaher te skuadra “HAS”

Mik Shumaher në sezonin e ardhshëm do të debutojë në Formula 1. Lajmin e ka konfirmuar skuadra “HAS”, makinën e të cilëve do të drejtojë piloti 21 vjeçar në sezonin e ri.

Formula 2 i ka ndihmuar shumë dhe këtë vit ka qenë ndër më të mirët. Mik ka fituar gara dhe sigurisht është talenti në vitin 2020.  Besoj që e meriton mundësinë të jetë në Formula 1 duke u bazuar në përformanca. Kemi mundësi para nesh”, tha drejtori i ekipit “Has”, Gunter Steiner.

21-vjeçari momentalisht është lider në garën për titull në Formula 2 me 14 pikë, vetëm një i mungon, ndërsa ka fituar dy here. Mik Shumaher para se të debutojë në vitin 2021 do bëjë disa parapërgatitje me skuadrën “HAS”.

LEXO EDHE:

Back to top button