Prishtinë, Qeveria e quan të papranueshme kërkesën që vota e Arifit të shpallet e pavlefshme

Përfaqësuesi i Qeverisë Hoti në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që vota e deputeti Arifi në formimin e ekzekutivit të shpallet e pavlefshme.

Avokati Besnik Berisha para gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese tha se deputeti Arifi e ka humbur mandatin në legjislaturën e gjashtë.

“Zotëri Arifi e ka humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë. Pra pasoja e këtij vendimi është ekzekutuar dhe ka pasur fuqinë e në legjislaturën e gjashtë. Është e pa rëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi sepse njoftimi i tij për një vendim të legjislaturës së gjashtë e bënë jo relevant dhe kushtetues në rastin konkret. Në rastin konkret elementi thelbësor nuk është sfidomi i gjykatës së rregullta sepse fajësohen ndaj tij që nuk është shqiptuar një dënim plotësues…çdo pretendim tjetër për të shtrirë fuqinë apo pasojën e një vendimi që është rregulluar saktë dhe qartë është i papranueshëm dhe kundërligjshëm”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button