Britania drejt një bllokimi të ri kombëtarë për shkak të Covid-19?

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitën raportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’.

Natën e kaluar një burim i Kabinetit i tha Daily Mail se lëvizja dramatike do të shpallet javën e ardhshme.

Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor.

Kishte pak detaje mbrëmë, por pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen.

LEXO EDHE:

Back to top button