Britania e Madhe tërheq përkohësisht një pjesë të stafit të ambasadës nga Libani
Britania e Madhe tërheq përkohësisht një pjesë të stafit të ambasadës nga Libani

Britania e Madhe ka tërhequr përkohësisht një pjesë të stafit britanik nga ambasada e saj në Liban, derisa tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten.
Britanikëve u është bërë thirrje që të shmangin udhëtimet për në Liban, për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Sky News.
“Për shkak të situatës së sigurisë, një pjesë e stafit në ambasadën britanike dhe të gjithë anëtarët e familjes së stafit janë tërhequr përkohësisht”, thuhet në vendimin e tërheqjes.