Lajme të mira për Milanin, 3 titullar rikthehen për sfidën me PSZH-në

Tri lajme pozitive për Milanin pas humbjes kundër Udinezes dhe në funksion të ndeshjes me PSZH-në. Pulishiç, Çukvueze dhe Hernandez, janë stërvitur me grupin e lojtarëve që nuk luajtën të shtunën dhe mund të konsiderohen si të rikuperuar.

Kjaer, megjithatë, ka vazhduar të punojë veçmas, pasi synon të rikthehet për ndeshjen e kampionatit të së shtunës në Leçe. Para stërvitjes skuadra bëri një analizë taktike në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë, në infermieri mbeten Sportielo, Kalulu, Pelegrino, Kaldara, Benaser, të cilëve u është bashkuar edhe Kruniç që ndaj Udinezes u ndal nga një problem në kofshë dhe u zëvendësua nga Adli, i cili pritet të jetë titullar në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button