Britania heq karantinën e detyrueshme nga data 2 gusht

Nga data 2 gusht të gjithë ata persona që kanë marrë vaksinat e aprovuara nga agjencitë e medikameneteve në Europë dhe SHBA nuk do të duhet të karantinohen në mbërritjen e tyre në territorin anglez.

- Advertisements -

Sipas të gjitha gjasave, ky vendim i qeverisë angleze do ndiqet dhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë udhëtarët do të duhet ende të testohen para nisjes dhe pak pas mbërritjes në Angli.

“E kemi thënë gjithnjë që duhet të veprojmë në linjë me atë që po ndodh në botë, sigurisht fakti që pjesa më e madhe e njerëzve në Europë dhe SHBA janë vaksinuar, na bën që të ndërmarrim vendimin për t’i lejuar ata që janë vaksinuar me dy doza të shmangin karantinën, për sa kohë ata testohen përpara se të nisen dhe pasi të mbërrijnë”, u shpreh Grant Shapps, ministri anglez i Transporteve.

Në anën tjetër, SHBA vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për vizitorët britanikë, kështu që për kompanitë si “British Eirwyas” dhe “Virgin Atlantic”, fluturimet do të jenë kryesisht nga SHBA drejt Britanisë së Madhe.

Pas lajmit të bërë të ditur ditën e mërkurë, aksionet e kompanive në fjalë u rritën me respektivisht 4 dhe 5%.

LEXO EDHE:

Back to top button