Britania miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Moderna

Rregullatori shëndetësor në Mbretëri të Bashkuar të premten miratoi për përdorim vaksinën kundër kornavirusit të kompanisë Moderna, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministria britanike e Shëndetësisë tha se tashmë janë pajtuar me këtë kompani amerikane që të blejnë edhe dhjetë milionë doza shtesë të vaksinës dhe pret që në pranverë të nisin vaksinimet me vaksinën e Modernas.

Me miratimin e vaksinës së kompanisë Moderna, në Britani tashmë janë tri vaksina të miratuara, ajo e kompanive Pfizer/BioNTech si dhe e Universitetit të Oxfordit dhe Astrazenecas, që tashmë kanë nisur të administrohen.

Në total, Britania ka siguraru 17 milionë doza të kompanisë Moderna dhe dozat e para pritet të vijnë në pranverë.

“Ne tashmë kemi vaksinuar pothuajse 1,5 milion qytetarë në mbarë Mbretërinë e Bashkur dhe vaksina e Modernas do të na mundësojnë që ta përshpejtojmë fushatën tonë të vaksinimit edhe më shumë, kur të na arrijnë dozat e para në pranverë”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Vaksina e kompanisë Moderna thuhet se është 94 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Kjo vaksinë tashmë është miratuar për përdorim nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button