Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë

Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Me vendimin e ri janë shënjestuar “ata personave që me vetëdije kanë ndihmuar” oligarkët e sanksionuar rusë, sikurse ish-pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich.

Masat e reja kanë shënjestruar Demetris Ioannides dhe Christodoulos Vassiliades, dy qipriotë “ndërmjetësues profesionistë” që Britania i akuzon se kanë ndihmuar Abramovichin dhe ish-ansionarin në Arsenal, Alisher Usmanov.

Ioannides ka krijuar “struktura të dyshimta offshore” që janë përdorur nga Abramovich për të fshehur mbi 760 milionë funte në asete para se të sanksionohej vitin e kaluar, ndërkaq avokati Vassiliades ka krijuar fonde të mirëbesimit dhe kompani offshore që janë përdorur nga Usmanov, tha Qeveria britanike.

Usmanovit, oligark i lidhur me Kremlinin, iu sanksionua rrjeti financiar, që përfshin kompanitë USM, Curzon Square Limited dhe Hanley Limited, nga autoritetet britanike.

“Ne po mbyllim rrugët për elitën ruse dhe për ata që po tentojnë t’iu ndihmojnë që të fshehin paratë e tyre nga lufta”, tha sekretari i Jashtëm, James Cleverly, duke u zotuar se për ta “nuk ka vend ku mund të fshihen”.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përndjekë ata që e mbështesin këtë luftë. Ne nuk do të ndalemi derisa të ndalet presidenti rus, Vladimir Putin”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button