Britania thotë se Rusia është ende e fokusuar në Kiev

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se kryeqyteti ukrainas, Kiev, vazhdon të mbetet prioritet për Rusinë, derisa ata po presin që të tentojnë sërish të hyjnë në qytet në javët në vijim.

Ministria britanike ka thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar në veri të kryeqytetit, mirëpo avancimet ruse nga ai drejtim kanë ngecur, raporton BBC.

“Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Rusisë dhe ata pritet ta bëjnë prioritet rrethimin e qytetit në javët në vijim”.

LEXO EDHE:

Back to top button