fbpx

Britanikët kanë filluar t’u vënë fëmijëve emra shqip dhe fajin e ka Dua Lipa


Dua Lipa dhe ylli i Star Wars, Kylo Ren janë ndikimet më të mëdha në zgjedhjet e prindërve britanikë për emrat e fëmijëve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha që foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja bëri debutimin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Popullariteti i Kylo-s është rritur gjithashtu që nga fillimi i sagës së filmave Star Wars në vitin 2015.

Por Oliver dhe Olivia janë akoma emrat më të përzgjedhur në Angli dhe Uells, me më shumë se 9,000 foshnjë të emëruar në vitin 2019.

ONS tha se 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019, krahasuar me 63 në 2017.

Emri Kylo duket se ka fituar popullaritet që nga paraqitja e parë e Kylo Ren në 2015. Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në 2019.

Ndërkohë emri Alexa ka rënë që nga prezantimi i Amazon, duke zbritur nga 332 në 2016 në vetëm 39 në 2019.

Edhe pse ishin emrat më të njohur, Olivia dhe Oliver po bien. Kishte 4,082 Olivia vitin e kaluar, krahasuar me 4.598 një vit më parë.

Oliver, i cili ka qenë emri numër një i djemve që nga viti 2013, ra nga 5.390 në 4,392.

 

Burimi: BBC

LEXO EDHE:

Back to top button