Universiteti Cambridge në vjeshtë do të nis studimet klinike të vaksinës kundër Covid-19


Universiteti i Cambridge në vjeshtë planifikon të fillojë studimet klinike të vaksinës së tij të mundshme kundër Covid-19, pasi për këtë projekt mori 1,9 milion paund nga qeveria britanike.

Gjatë zhvillimit të vaksinës, shkencëtarët nga Cambridge përdorën sekuencat gjenetike të të gjitha llojeve të njohura të koronavirusit për të përmirësuar reagimin imunitar të trupit të njeriut, i cili, sipas tyre, mund të shmangë efektin negativ të reagimit imunitar hiperinflamator.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të zhvillojmë vaksinë që do të mbrojë jo vetëm kundër SARS-KoV-2, por edhe nga koronaviruset e tjera të lidhura që mund të transmetohen te njerëzit nga kafshët”, tha një nga shkencëtarët e përfshirë në zhvillimin e vaksinës së mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button