Castex: Franca me plan për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 100 miliardë eurove


Qeveria franceze më 3 shtator do të prezantojë plan për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 100 miliardë eurove, qëllimi i të cilit është rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik i prekur nga pandemia e koronavirusit, paralajmëroi sot kryeministri Jean Castex.

Castex për radio Frans Inter deklaroi se dy miliardë euro (2,4 miliardë dollarë) në kuadër të asaj pakoje do të shkojnë për mbështetje të artit dhe kulturës.

Siç transmetojnë mediumet franceze, Qeveria e anuloi prezantimin e detajeve për planin e saj për rimëkëmbjen ekonomike nga 25 gushti për javën e parë të shtatorit, sepse tani është orientuar ndaj përgatitjes së terminit të ri dhe kushteve për fillimin e vitit shkollor.

Castex gjithashtu tha se autoritetet do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që të shmangin bllokadë të re të vendit për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia dhe me këtë rast përmendi se virusi nuk është dobësuar në kuptim të virulencës.

LEXO EDHE:

Back to top button