“Qe qe”, a e keni dëgjuar këngën më të re të Taynës?


Kur thuajse të gjithë artistët shqiptarë kanë ardhur me bashkëpunime këtë verë, Tayna po kërkon suksesin e vetme.

Siç kishte paralajmëruar, ajo ka sjellë këngën e re, të titulluar “Qe qe”, për videoklipin e të cilës është frymëzuar nga seriali latin, ‘Pasionet e Fshehta’.

Për rikujtesë Tayna disa javë më parë me anë të një postimi në Instagram, nxiti kureshtjen e fansave në lidhje me këtë telenovelë, por ndryshe nga sa menduam fillimisht (KLIKO) arsyeja është pikërisht klipi i ri.

Kënga është punuar nga Cricket me muzikë dhe melodi nga Tayna dhe Muma, teksa fabula e klipit lidhet me tri motrat dhe tre vëllezërit, ndërsa në disa skena Tayna shfaqet edhe në rolin e këngëtare së serialit, Rosarios.

Po ashtu, kënga fillon me disa vargje në spanjisht, teksa 23-vjeçarja duket në top formë, si zakonisht.

Kujtojmë se Tayna numëron disa hite në repertorin e saj, kurse së fundmi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar kontratë me “Sony Music” në Gjermani.

Ndërkohë, muajin e kaluar ajo solli Bass që u mirëprit shumë nga fansat dhe numëron miliona klikime.

LEXO EDHE:

Back to top button