Britanikët prezantuan një armë të fuqishme lazer: “Kjo mund të ndryshojë gjithçka”
Britanikët prezantuan një armë të fuqishme lazer: "Kjo mund të ndryshojë gjithçka"

Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar kreu testin e parë të një lazeri me fuqi të lartë kundër objektivave ajrore dy muaj më parë. Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se testimi i fundit i sistemit DragonFire shënoi “një hap të madh drejt përdorimit aktual të kësaj teknologjie”.
DragonFire është një armë që mund të përgjojë çdo objektiv të dukshëm me shpejtësinë e dritës, njoftuan ata në atë kohë.
Watch the first ever video of the UK’s laser weapon DragonFire
Newly declassified footage shows the power of the laser to cut down targets at the speed of light. pic.twitter.com/q5BBAx3P1t
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) March 11, 2024
Ministria shtoi se është një armë me precizion të lartë që përdor një rreze intensive drite për të depërtuar në një objektiv, duke rezultuar në dështim strukturor ose shkatërrim.
Tani ata kanë shfaqur videon e parë të publikuar nga sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.
“Shikoni videon e parë të armës lazer britanik DragonFire”, ka shkruar ai, duke shtuar se arma shkatërron objektivat me shpejtësinë e dritës.
Në video thuhet se arma e re është e fuqishme dhe e lirë. Një sulm, sipas ministrisë britanike, kushton vetëm dhjetë paund. “Kjo mund të ndryshojë gjithçka kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore”, shtuan ata.