Britma dhe fyerje në dhomat e zhveshjes te Juventusi?!

Në mjedisin e Juventusit ka zemërim për modalitetin e një disfate të papritur. Ëndrra e titullit papritmas është thërrmuar dhe tashmë ka nga ata që flasin për një revolucion. Për të ushqyer një situatë jo të qetë vjen edhe një episod i raportuar nga “La Stampa”, e cila i referohet asaj që ka ndodhur në dhomën e zjarrtë të zhveshjes së “Zonjës së Vjetër”, menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë. Britmat dhe fyerjet ishin dëshmi e një tensioni maksimal, çka i shqetëson tifozët përpara pjesës finale të sezonit.
Përveç kësaj, do të kishte pasur edhe një konfrontim midis Pirlo dhe presidentit Anjelli. Nëse më 9 mars trajneri do të ishte shfaqur i sigurt dhe i bindur për të vazhduar përvojën e tij në stolin e Juventusit, përsëri sipas asaj që raporton gazeta piemonteze, tani gjithçka mbetet pezull. Trajneri është në fije të perit, me vetëdijen e plotë se nuk mund t’i tolerohen më shkarje të tjera të këtij lloji.
Pirlo është thirrur të ndryshojë ritmin, duke filluar nga ndeshja tjetër, në mënyrë që të mos “mohojë” drejtorin Paratici, i cili e konfirmoi atë për shkak të vazhdimësisë së projektit, të nisur verën e kaluar./Telesport.al/