Sulmuesi shqiptarë, Armando Broja sërisht shkëlqeu në fanellën e Sautemptonit. Ai erdhi nga stoli, dhe i mjaftuan vetëm 45 minutat e dyta, për të fituar një penallti dhe për të shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj Uest Hamit, që çoi Southamptonin në çerekfinalet e “FA Cup”.
Sulmuesi shqiptar shpërtheu bukur në minutën e 65’ dhe u ndal me faull në zonë, teksa pas ndërhyrjes së VAR-it, u shpërblye me penallti, të cilën e konvertoi në gol kapiteni Uard-Prouse.
Në kohën shtesë, Broja u shfaq sërish si protagonist, duke rrëmbyer një top, dribluar një kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për herë të tretë.
Për paraqitjen e fundit, sulmuesi kuqezi u zgjodh edhe më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.33, absolutisht më e larta e tij në këtë sezon.








