Broja nga Çellsi te një skuadër tjetër të Premierligës

Armando Broja do të largohet nga Çellsea në formë të huazimit. Sipas “Football London”, Broja është i gatshëm të huazohet te Sautemptoni. Raportohet se Çellsi dëshiron ta huazoj atë te klubi tjetër anglez në mënyrë që të ketë më shumë hapësira që të luaj.

“The Blues” do të sjellin në ekip Romelu Lukakun dhe këtë sezon nuk ka vend në ekipin e tyre për futbollistin e Shqipërisë.

Sulmuesi 19-vjeçar shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me gjigantin anglez, dhe tashmë ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Kalimi te Sautemptoni do ti jepte mundësi sulmuesit që të ketë më shumë hapësirë.

LEXO EDHE:

Back to top button