Milani kërkon mbrojtësin e Romës

AC Milan ka kontaktuar Romën për Alesandro Florenzin. Sipas gazetarit të mirënjohur Italian Xhianluka Di Marzio, skudra kuqezi nga Milano, ka vënë kontaktet e para për mbrojtësin e Romës. Pas përvojës së tij në PSZH dhe triumfit në Kampionatin Evropian, Alesandro Florenzi është kthyer në Romë, por nuk është pjesë e planeve të trajnerit Hoze Mourinjo.

Klubi ‘rossoner’ ka kërkuar lojtarin në huazim me të drejtën e blerjes, e cila mund të bëhet një detyrim në kushte të caktuara (kualifikimi për Ligën e Kampionëve dhe ndeshjet e luajtura).

Lojtari do të donte këtë lëvizje dhe Milani e kanë zgjedhur atë si opsion të krahut të djathtë, pasi negociatat për rikthimin e Dalot nga Man. Junajtedit dhe ai i Odriozola me Real Madrid kanë rezultuar pa sukses

LEXO EDHE:

Back to top button