Brozoviç: Ndeshjet ndaj Barcelonës, janë vendimtare

Marselo Brozovic është shpallur “MVP” nga tifozët në fitoren e Interit ndaj Viktoria Plzen në raundin e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” kishin shumë nevojë për pikë të plota nga ky takim, kur kihet parasysh se bëjnë pjesë në ‘grupin e vdekjes’ – Gripin C, ku ndodhen edhe Bajern Munihu dhe Barcelona.

Tashmë në kuadër të këtij grupi, bavarezët kanë regjistruar dy fitore duke i mposhtur edhe zikaltrit edhe katalunasit. Në komentin e tij, mesfushori kroat ka thënë për “Sky Sport Italia” se rezultatet ndaj Barcës do të kenë rëndësi të posaçme për vazhdimësinë e Interit në garën më të madhe për klube këtë sezon.

“Tash do të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha ndeshje, ndërsa dy sfidat ndaj Barcelonës do të jenë vendimtare. Gjithmonë ndihmon kur fitojmë, duhet të vazhdojmë kështu, duke fituar dhe duke marshuar përpara”, është shprehur Brozoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button