Brozoviç te PSZH, me rekord të transferimeve në Kroaci

Marselo Brozoviç është një hap më afër transferimit në Francë, me çka do të rrënojë rekordin e transferimeve në Kroaci. Sipas “Vecernji List”, futbollisti i Interit mund të kalojë në radhët e Paris Sen Zhermenit për 50 mln euro.

Deri më tani, rekordi I transferimeve ishte në pronë të Mateo Kovaçiçit, për të cilin Çellsi pagoi 45 mln euro gjatë kalimit nga Real Madridi.

Tani parisienët janë afër marrëveshjes me futbollistin kroat për të cilin janë të kanë garantuar të ardhura prej 5 mln në sezon. Aktualisht Brozoviç fiton rreth 3.5 mln euro në sezon te skuadra e Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button