Laçi elimohet nga izraelitët, përpos epërsisë

Skuadra e Laçit u eliminuan përmes një drame të vërtetë nga garat e Ligës Evropa, pasi që u mundën nga Hapoell Beer Sheva në frymën e fundit. Ekipi kurbinas humbi me rezultatin 1-2 në “Elbasan Arena” duke mos kontrolluar si duhet rezultatin.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-0, ndërsa shënuan në të dytën me Kyrian Nëabueze. Sulmuesi amerikan mori një top nga Xhixha në zonë dhe e çoi në rrjetë për 0-1 në të 59′.

Kurbinasit u munduan të administronin rezultatin, por nuk ia dolën mbanë. Kartoni i kuq i Deliut në të 86′ ndikoi për keq, sepse miqtë barazuan në minutën e 90’+1′. Agudelo barazoi rezultatin në 1-1 dhe duket se goli shokoi tanët që u ndëshkuan sërish në të 90’+3′ nga Varenne që i dha kualifikimin skuadrës mysafire.

LEXO EDHE:

Back to top button