Gjoka: Futbollistët dëshmuan se si luhet për klubin e zemrës

Trajneri i Shkëndijës, Ernest GJoka, pas fitores së madhe ndaj Botosanit në Rumani dhe kualfikimit në raundin e tretë të Ligës Evropa, ku do të takohet me Totenhamin e Hoze Murinjos, potencoi se fitorja I takon futbollistëve.

“Uroj futbollistët e mi, të cilët treguan se si luhet për klubet që e duan. Luajtëm ashtu si u morrëm vesh dhe u përgjigjen taktikisht të gjithë detyrave të parashtruara edhe pas epërisë së hershme. Epërsia erdhi në fillim të takimit dhe ne arritëm që ta ruajmë deri në fund edhe pse kishim një futbollist më pak në terren. Në tërësi e neutralizuam kundërshtarin tonë dhe me meritë kalojmë në raundin tjetër,” tha mes tjerash Gjoka, pas takimit në Rumani.

Më 24 shtator, Shkëndija do të përballet me Totenhamin në stadiumin “Todor Preski” në SHkup, në kuadër të raundit të tretë të Ligës Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button