Bruklini pa yjet kryesore, pëson disfatë nga Klivlendi

Pa yjet e saj, skuadra e Bruklinit, nuk arriti dot të fitojë, duke u mundur 116-114 në shtëpi nga Klivlendi. Donovan Mitçell me 31 pikë e Evan Mobli me 26 pikë e 16 kërcime, të cilët bënë diferencën për Kavalirsat, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Brixhes për Nets.

Skuadra e Orlando mposhti 111-106 Nju Jorkun, ndeshje me rivalitet, ku për vendasit u dallua Paolo Bankero me 21 pikë.

Fitojnë edhe Los Anxhelos Klipers, që mundën 127-105 Oklahoma, ndeshje ku diferencën e bëri Kavhi Leonard me 32 pikë.

Skuadra e Nju Orlinsit, falë një “triple double” të Ingram (30 pikë, 11 kërcime e 10 asiste), mundi 115-90 Orlando Mexhikun.

NBA – Rezultatet

Orlando – New York, 111-106

Brooklyn – Cleveland, 114-116

New Orleans – Charlotte, 115-96

Clippers – Oklahoma, 127-105

LEXO EDHE:

Back to top button