Bruklini pëson disfatë në shtëpi, Feniksi mund Dallasin

Plot 12 ndeshje janë zhvilluar në NBA. Bruklin Nets, që konsiderohen favoritë, janë mundur 130-108 në fushën e tyre nga Nju Orlins. Durant bëri detyrën e tij, duke realizuar 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën. Për miqtë shkëlqyen Ingram me 28 pikë dhe Uilliamson me 25 pikë.
Fitore në sekondat e fundit regjistroi ekipi i Feniksit, që mposhti 107-105 Dallasin. Luka Donçiç ishte një përbindësh në fushë, autor i 35 pikëve, por që mbetën për statistikë. Në krahun tjetër u dallua Buker me 28 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe Çikago, që falë 37 pikëve të DeRozan mundi Majamin me rezultat 116-108.
Pa probleme fiton ekipi i Juta Xhazit, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 123-102 Denver (Jokic 27 pikë).
Pas kohës shtesë triumfon Memfisi, që mundi 115-112 Nju Jorkun (Xha Morant, 34 pikë).
Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-107 Hjustonin, ndeshje ku u dallua Tre Jang me 23 pikë e 13 asist.
NBA – Rezultatet
Detroit – Orlando, 113-109
Indiana – Washington, 107-114
Atlanta – Houston, 117-107
Brooklyn – New Orleans, 108-130
Memphis – New York, 115-112
Miami – Chicago, 108-116
Toronto – Cleveland, 108-105
Minnesota – Oklahoma, 115-108
San Antonio – Charlotte, 102-129
Utah Jazz – Denver, 123-102
Phoenix – Dallas, 107-105
Sacramento – Portland, 108-115