Mediat: Broja vishet “kuqezi”, Leao drejt Londrës

Mediat në Angli dhe Itali, raportojnë se Çellsi mund të përfshijë sulmuesin Armando Broja, si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme për të marrë Rafael Leao nga kampionët e Italisë.

Sipas “TuttoMercato”, Blutë e Londrës e vlerësojnë 21-vjeçarin shqiptar në rreth 35 milionë euro. Ai nuk mund të përjashtohet që të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me portugezin e Milanit. Po kështu, në tavolinë si “mall shkëmbimi” ofrohet edhe Ziyech. Pavarësisht se shënoi golin e tij të parë për klubin londinez në fitoren kundër Ëolves, dhjetë ditë më parë, nuk ka qenë një sezon i madh për sulmuesin e ri. Ai është shfaqur në disa ndeshje për blutë, megjithatë nuk ka marrë më shumë se 10 minuta për lojë, çka nuk i përmbush ambiciet e shqiptarit.

Kjo mungesë e kohës së lojës e bën atë një objektiv të dukshëm për skuadrat rivale, me kampionët e Serie A që janë një nga klubet e interesuara për marrëveshje. Raporti mediatik në fjalë pretendon se kjo mund të realizohet, me Rafael Leao të drejtuar nga ana tjetër. Milani ende po përballet me vështirësi në rinovimin e anësorit shumë të talentuar luzitan.

Palët po negociojnë për të nënshkruar një marrëveshje të re, por ende nuk ka “tym të bardhë”. Ofertat e mëdha financiare e joshin Leao, ndaj po heziton për momentin.

Tifozët e Çellsi pa dyshim do të duan që Brojës t’i jepet shansi i duhur në ekipin e parë përpara se të merret ndonjë vendim për ta lënë të largohet.

LEXO EDHE:

Back to top button