Bruklini pëson disfatë në shtëpi, Feniksi mund Dallasin

Plot 12 ndeshje janë zhvilluar në NBA. Bruklin Nets, që konsiderohen favoritë, janë mundur 130-108 në fushën e tyre nga Nju Orlins. Durant bëri detyrën e tij, duke realizuar 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën.  Për miqtë shkëlqyen Ingram me 28 pikë dhe Uilliamson me 25 pikë.

Fitore në sekondat e fundit regjistroi ekipi i Feniksit, që mposhti 107-105 Dallasin. Luka Donçiç ishte një përbindësh në fushë, autor i 35 pikëve, por që mbetën për statistikë. Në krahun tjetër u dallua Buker me 28 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe Çikago, që falë 37 pikëve të DeRozan mundi Majamin me rezultat 116-108.

Pa probleme fiton ekipi i Juta Xhazit, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 123-102 Denver (Jokic 27 pikë).

Pas kohës shtesë triumfon Memfisi, që mundi 115-112 Nju Jorkun (Xha Morant, 34 pikë).

Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-107 Hjustonin, ndeshje ku u dallua Tre Jang me 23 pikë e 13 asist.

NBA – Rezultatet

Detroit – Orlando, 113-109

Indiana – Washington, 107-114

Atlanta – Houston, 117-107

Brooklyn – New Orleans, 108-130

Memphis – New York, 115-112

Miami – Chicago, 108-116

Toronto – Cleveland, 108-105

Minnesota – Oklahoma, 115-108

San Antonio – Charlotte, 102-129

Utah Jazz – Denver, 123-102

Phoenix – Dallas, 107-105

Sacramento – Portland, 108-115

LEXO EDHE:

Back to top button