Bruklini shënon 150 pikë, Irving realizon 60 pikë!

Skuadra e Bruklin Nets ka marrë fitore të thellë përballë Orlando Mexhik, në një mbrëmje ku Kajri Irving ishte i papërmbajtshëm. Nets kanë marrë fitore me rezultat të thellë 150:108, në një duel të dominuar nga e parë, ku u realizuan plot 48 pikë.

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Kajri Irving, i cili realizoi 60 pikë për skuadrën e tij, në 20/31 saktësi nga loja e hapur dhe 12/13 nga gjuajtjet e lira. Durant kontribuoi me 19 pikë të tjera, kurse nga 10 pikë shënuan Braun e Dramond.

Te Mexhik u dallua Entoni, me 19 pikë të realizuara, derisa Uagner e Karter JR shënuan nga 16 – respektivisht 18 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button