Hajdutët “vizitojnë” Hansenin dhe i marrin 60 mijë euro

Njëri prej hendbollistëve më të mirë në botë në 10 vitet e fundit, Mikel Hansen, është vizituar nga hajdutët dhe me këtë rast ata kanë marë 60 mijë euro, siç vlerësohet nga bizhuteritë që iu grabitën në shtëpinë e tij.

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar, kur dy të panjohur u shfaqën në derën e banesës së tij, kur ai nuk ishte brenda, duke u paraqitur si mjeshtër, për shkak të së cilës, partnerja e tij e jetës, hendbollistja Stephanie Gundelah, ka lejuar që të hyjnë brenda. Në momentin kur dy “mjeshtrat” u larguan, ajo vuri re se kutia e bizhuterive ishte thyer dhe të gjitha bizhuteritë brenda saj, përfshirë një orë luksoze prej floriri, ishin zhdukur.

Policia franceze arriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për gjetjen e kriminelëve, si dhe bizhuteritë e humbura me vlerë sa paga gjashtëmujore e Hansenit.

LEXO EDHE:

Back to top button