Klop: Bisedimet vazhdojnë me Sallahun, s’janë ndërprerë

Jyrgen Klop ka folur në prag të ndeshjes kundër Arsenalit, një ndeshje e anuluar nga java 27-të në Premier Ligën e Anglisë. Trajneri i Liverpull-it iu kthye çështjes në lidhje me rinovimin e Mohamed Sallahut.

“Ne kemi folur tashmë për këtë dhe nuk duhej ta kisha bërë. Gjëja e fundit që do të doja të bëja në konferencë shtypi është të krijoja tituj për gazetat. Unë thjesht mendoj se situata është ashtu siç duhet të jetë për momentin. Ka kontakte mes palëve, për të tjerat do të shohim.

Mançester Siti dhe titulli?

Duhet të sigurohemi që t’i mërzitim “qytetarët”, por duket se nuk ka gjasa t’i fitojmë të gjitha, 10 ndeshjet e mbetura. Sidoqoftë, ne do të përpiqemi”.

LEXO EDHE:

Back to top button