Bruno Fernandez zbulon sekretin e “Djajve të Kuq”

Skuadra e Mançester Junajtedit duket se ka gjetur identitetin që i mungonte prej kohësh. “Djajtë e Kuq” të trajnerit Erik Ten Hag janë ngjitur në vendin e katërt në Premier Ligë  (një pikë pas Sitit, që është i dyti), duke rigjetur fitoren dhe buzëqeshjen. Mesfushori portugez Bruno Fernandes, zbulon edhe arsyen: “Tani jemi më shumë skuadër se më parë dhe ka ndodhur diçka e mirë për të gjithë. Tani jemi një grup.

“Dikur secili luante për hesapin e tij, ndërsa tani jo më, luajmë për njëri-tjetrin dhe për skuadrën. Në fushë duket që jemi një ekip i vërtetë, për lojtarët që pasojnë me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është forca e grupit”, tha portugezi.

 

Bruno Fernandes ishte protagonist në fitoren me përmbysje 2-1 që Junajtedi e arriti ndaj Sitit në kampionat.

 

“Nuk duhet të ndalemi, pasi kemi shansin të ngjitemi në vendin e dytë. Skuadra ka ndryshuar, ky nuk është sekret. Uroj që kjo situatë të vijojë sa më gjatë”. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button