Mbrojtësi shqiptar në Bundesligës nga sezoni i ardhshëm

Leart Paqarada do të jetë pjesë e Kellnit në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që aktualisht është pjesë e Sent Paulit në Bundesliga 2, ka firmosur një kontratë trevjeçare me Kellnin.

Kjo lëvizje e Kellnit në merkato vjen edhe prej faktit se në fundin e këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur kapiteni Jonas Hektor dhe Paqarada që konsiderohet si një nga më mbrojtësit e majtë më të spikatur në Bundesliga 2, është përzgjedhur nga drejtuesit e gjermanëve për të zëvendësuar 32-vjeçarin.

Paqarada ka një karrierë të ndërtuar në Gjermani teksa 28-vjeçari e ka nisur me të rinjtë e Verder Bremenit për të kaluar më pas te të rinjtë e Leverkuzenit dhe më pas Sandhauzenit.

Gjithsesi, tashmë vjen hapi më i madh i karrierës për lojtarin e Kosovës teksa aktualisht Keln renditet në vendin e 13-të me 17 pikë dhe pritet të luftojë deri në fund për qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:

Back to top button