Buçkovski: Zgjidhja është në Marrëveshjen për Fqinjësisë të Mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

I dërguari posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Vlado Buçkovski në një intervistë për BNT tha se ai e kupton pse brezi i tij po i ndjek emocionalisht bisedimet me Bullgarinë, duke pasur parasysh ngjarjet e Luftës së II Botërore dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë, transmeton Alsat. Sipas Buçkovskit, kjo mund të shihet në infrastrukturën midis dy vendeve.

Sipas tij, pozicionet tona janë të qarta dhe kjo është se duhet gjetur një emërues i përbashkët dhe kështu të hapë rrugën për brezat e ardhshëm. Zgjidhja, sipas Buçkovskit, është në përputhje me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që u nënshkrua në vitin 2017.

“E kam plotësisht të qartë që në fund të fundit gjithçka do të lidhet me historinë e përbashkët. Koha do të punojë për komisionin historik, por ne nuk kemi durim që kjo të drejtojë rrugën drejt së ardhmes evropiane, tha Buçkovski, duke shtuar se ekspertët me përvojë të cilët zgjidhin probleme të tilla janë të mirëseardhur, por që në këtë moment nuk ka nevojë për ndërmjetësues”, tha Buçkovski.

Buçkovski është i bindur se duhet të ndërtohet rrugë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes që do të zvogëlojë udhëtimin nga katër orët aktuale në dy orë, gjë që është normale për dy vendet fqinje dhe kryeqytetet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button